Në R.U.B. angazhohemi që të sigurojmë cilësinë në shkallën më të lartë dhe me hapin e kohës duke përcjellur trendin evropian dhe global në industrinë që përkasim. Kjo bëhet përmes prodhimit dhe ofrimit të konsumatorit me produkte (elemente nga betoni) të prodhuara në Kosovë me synim kryesor përmbushjen e pritshmërisë dhe kërkesës së konsumatorëve tanë.

Kompania jonë është pjesë e standardeve ndërkombëtare ISO 9001:2008; e cila është e dedikuar specifikisht në cilësinë e produkteve që ofrojmë. Së fundmi jemi të licencuar edhe me EN standardet që janë në nivele evropiane; të cilat janë konforme sa i përket kualitetit me të gjitha produktet evropiane dhe të përshtatshme për cdo terren.

Makineritë që ne posedojmë për prodhimin e produkteve janë me origjinë Evropiane; nga kompani të njohura botërore me histori dhe veprimtari të bujshme në industrinë në fjalë. Qëllim të parë kemi angazhimin maksimal të përmbushjes së kërkesave të klientëve tanë dhe në këtë mënyrë të arrijmë pozitën udhëheqëse në treg përmes:

  • Furnizimit të vazhdueshëm të klientëve tanë me elemente të ndryshme nga betonit
  • Përmbushjes së kërkesave dhe tejkalimit të pritshëmrive të klientëve
  • Garantimit të produkteve tona në bazë të cilësisë dhe qëndrueshmërisë së vazhdueshme
  • Garantimit të përmirësimit të vazhdueshëm në cilësi dhe
  • Rritjes së llojeve dhe tipeve të produkteve që ofrojmë duke qëndruar kështu në hap me zhvillimet teknologjike nderkombëtare.
  • Ofrimi i vazhdueshëm i dizajneve të reja të elementeve të betonit me oferta speciale të njëpasnjëshme duke mbajtur kështu një trend modern dhe të bukur të pamjeve të oborrit, parkingut, trotuareve, apo vendeve tjera përkatëse për produktet tona.

“R.U.B.” SH.P.K. është plotësisht i zotuar që në vazhdimësi të ruaj integritetin e sistemit të cilësisë përmes mekanizmave të ndryshme menaxheriale si:

  • Kontrolloeve të vazhdueshme të procesit të punës, takimeve të rishikimeve të drejtorisë
  • Programit të ngritjes së kompetencave të personelit
  • Programeve vepruese, parandaluese, dhe korrigjuese, për cdo problem që mund të haset në punë.

Kontakti

Për cdo pyetje apo informatë, ju lutem na shkruani.




Lokacioni: Barilevë afër Xhamisë, Prishtinë 10000
Tel: +377 45 651 424   |   +377 45 504 323
Email: [email protected]